Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36103

Studentët thonë se u arrit qëllimi lidhur me vendimin për bursa

$
0
0

Organizata studentore “Reforma”, nëpërmjet një komunikate për media thekson se ka arritur qëllimin që të anulojë vendimin për bursat nga ana e Ministrisë së Arsimit.

“Pas aktiviteteve të njëpasnjëshme me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura, duke mos shikuar diell as shi në çfarëdo kohe, të gjithë së bashku, morëm rrugën për të kundërshtuar vendimin e MASHT’it, për ndarjen e bursave”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, qëllimi ishte gjithë-përfshirja, dhe ky qëllim është arritur sot.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka njoftuar sot se ka tërhequr vendimin për bursa ndonëse sipas tij ai vendim ishte i drejtë.

Bytyqi ka thënë se ishte presioni ai që e detyroi që të tërhiqet.

The post Studentët thonë se u arrit qëllimi lidhur me vendimin për bursa appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36103

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>