Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36113

Tahirsylaj paralajmëron reshje të borës më 19 nëntor në Kosovë

$
0
0

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka paralajmëruar së nga java e tretë e këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit në Kosovë.

Tahirsylaj tha se pas dy javësh pritet të bjerë edhe bora e parë në Kosovë, duke mohuar se do të ketë reshje intensive.

“Më 19 nëntor pritet të jenë reshjet e para të borës por janë reshje alternative. Do të jenë të qëndrueshme një deri në dy ditë dhe ajo do të shkrihet”, u shpreh ai.

Për dallim nga stina e dimrit në të kaluarën, në këtë vit pritet të ketë temperatura më të ulëta, që sipas meteorologut Tahirsylaj ato pritet të zbresin deri në -20 gradë celsius.

“Reshje intensive të borës dhe shiut do të këtë në stinën e dimrit kur temperatura më e ulët pritet të jetë diku deri në -20C”, tha ai.

Stina e dimrit fillon më 22 dhjetor dhe mbaron më 20 mars.

The post Tahirsylaj paralajmëron reshje të borës më 19 nëntor në Kosovë appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36113

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>