Ministria e Financave do të japë me konçension sistemin elektronik të tatimeve, pra TVSH-ja do të mblidhet nga kompani private
Sipas saj, sistemi do të pasqyrojë në kohë reale kuponët që jepen nga biznesi.
MF-ja sqaron se konçensioni është 10-vjeçar, përzgjedhja bëhet me tender dhe kompani të huaja janë të interesuara për konçensionin.
“Tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë. Kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim”, tha ministri Shkëlqim Cani.
Zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj tha se “Faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale nga biznesi”