Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

6 muaj burg me kusht për ish-Këshilltarin e Veselit

$
0
0

Ish këshilltari i Kadri Veselit Emir Azemi është dënuar me burgim me kusht për shitje droge.
Lajmi është konfirmuar nga kryeprokurori i Mitrovicës Shyqeri Syla.

“I akuzuari në fjalë është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht. Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk do kryej vepër penale në dy vjetët e ardhshëm,” tha Syla.

Për procesin gjyqësor foli edhe Mahmut Halimi, avokati i Emir Azemit.

“Vendimi është shpallur dhe posa të marrim aktgjykimin e shtypur do të bëjmë ankesë,” tha Halimi.

Sipas tij gjykata nuk ka pasur kurrfarë baze juridike që Emir Azemin ta shpallte fajtor.

Në muajin qershor emisioni “Drejtësia në Kosovë” zbuloi se Azemi ishte i akuzuar nga Prokuroria e Mitrovicës me pretendimin se me 11 prill 2006 u kishte shitur ushtarëve të KFOR-it 6 gramë marijuanë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>