Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Blerim Isufaj zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

$
0
0

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës është zgjedhura Blerim Isufaj, raporton KTV.

Ai gjatë votimit ka marrë tetë vota.
Rivali tij, Bahri Hyseni ka marrë dy vota.
Para zgjedhjes kryesues Blerim Isufaj tha: “Sistemi prokurorial është hallka e një shteti ku sundon ligji dhe roli i KPK është esencial dhe duke ditë këtë rëndësi kandidoj sot për të marrë kryesimin e këtij institucioni”.

Ndërsa Bahri Hyseni, para votimit kishte thënë: “Eksperienca ime në institucionet shtetërore është një nga përparësitë që unë të zgjidhem në këtë pozitë”.

Blerim Isufaj ka lindur në Junik më 1968, ndërsa Fakultetin Juridik e ka mbaruar në Prishtinë më 1999. Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë po në Prishtinë, më 2004.

Ndërkohë, si jurist, ka ushtruar disa detyra. Ka qenë sekretar në Shkollën fillore “Edmond Hoxha” në Junik (nëntor 1999-gusht 2002); praktikant në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë (gusht 2002-korrik 2003); bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë (prill 2004-maj 2008); këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë (maj 2008-qershor 2010), dhe nga muaji korrik 2010 ka ushtruar detyrën e prokurorit të Qarkut në Prishtinë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785