Nuk është shumë e rëndësishme nëse e preferoni të nxehtë apo të ftohtë, kafe turke apo ndonjë lloj tjetër të saj, por një gjë është e vërtetë që njerëzit në të shumtën e rasteve thonë që nuk mund të jetojnë pa të.
Por cfarë ndodhë nëse konsumoni kafenë në sasi të madhe, ndikon në shëndetin tuaj apo jo, do ta kuptoni tani sipas një studimi të ri të shkollës së Harvardit, përcjellë Klan Kosova.
Ekspertët hulumtues, arritën në disa rezultate të paimagjinueshme në një mënyrë të tillë, duke thënë se kafeja përmban antioksidantë që mbrojnë qelizat nga dëmtimi, e jo vetëm, kafeja ka rezultuar edhe si një medicament mbrojtës kundër disa lloje kanceresh e llojeve të sëmundjeve kronike.
Kafeina në një kafe është tejet e mjaftueshme për stimulimin tuaj dhe për të ndihmuar vigjilencën tuaj mendore dhe me lodhjen, ajo mund të mbrojë nga sëmundja e Diabetit tip2, Alzhemierit e Parkinsonit. Ndërkaq për të vërtetuar më tutje këto efekte që kafeja sjell në rast konsumimi, në shkollën Harvard, shkencëtarët analizuan gjithcka duke eksperimentuar në pithuajse 300 mijë meshkujt dhe femra, ndërkaq arritën në përfundim që kafeja nuk është se sjellë efekte anësore, ajo vjen me një sigurim të një mënyre të jetesës më se të shëndetshme, e që secili që konsumon ka rrezikun më të vogël nga vdekja e sëmundjes së zemrës apo atyre neurologjike, përcjellë Klan Kosova.