Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Kuvendi solli tre zgjidhje ligjore për fushën e gjyqësisë

$
0
0

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot i solli ndryshimet e Ligjit për Akademi të gjykatësve dhe prokurorëve publik, të Ligjit për rrogat e gjykatësve dhe të Ligjit për rrogat e prokurorëve publik

Me ndryshimet e Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik parashikohet trajnimi fillestar për kandidatët për prokurorë publik të shkurtohet, përkatësisht ata ta vizitojnë vetëm trajnimin teorik, ndërsa të lihet anash mësimi praktik.

“Personat të cilët sipas kushteve kanë të drejtë të paraqiten si kandidatë për kryerjen e funksionit të prokurorit publik janë personat të cilët kanë kaluar të paktën pesë vjet përvojë pune dhe e kanë kaluar provimin e jurisprudencës. Pritet që ata të kenë mësim praktik adekuat në raport të kryerjes së funksionit të prokurorit publik”, theksoi zëvendësministrja e Drejtësisë Biljana Brishkoska ­ Boshkovski, duke e arsyetuar zgjidhjen ligjore të propozuar.

Ligji do të zbatohet një vit pas hyrjes së tij në fuqi.

Në suaza të seancës së 80­-të janë sjellë ndryshimet e Ligjit për rroga të prokurorëve publik. Opozita me amendament kërkoi që Prokuroria Speciale Publike të distancohet nga ky ligj me qëllim që të mos kufizohet pavarësia e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>