Masat e sigurisë janë, sipas fjalëve të tij, të përforcuara pas shkëmbimit të informacioneve me të gjitha agjencitë e inteligjencës dhe sigurisë të BeH, regjionit dhe Interpolit, raportojnë mediat boshnjake, transmeton lajmi.net
“Çdo muaj kryejmë vlerësimin e sigurisë dhe në tetor kemi sjellë disa masa të përforcuara të sigurisë. Nuk mund të bëjmë përjashtime në sfidat e sigurisë, por jemi të drejtuar në luftën kundër terrorizmit. MUP KS nuk ka asnjë informacion operativ që do të ketë prishje të rëndit dhe qetësisë. Qe një kohë të gjatë jemi duke punuar në përforcimin e masave të sigurisë në vendin ku do të bëhet pritja publike e Vitit të Ri në Kantonin e Sarajevës”, ka thënë Qosiq, transmeton lajmi.net
Qosiq ka deklaruar se me rëndësi është bashkëpunimi me mediat duke shtuar se Policia e MUP-it të Kantonit të Sarajevës do t’i informojë qytetarët në kohë reale për të gjitha ngjarjet me rëndësi për jetët dhe sigurinë e tyre në Sarajevë.