Ankesat për shkelje të të drejtave të njeriut sa shkojnë e rriten, e kryesisht kanë të bëjnë me zvarritjet në sistem gjyqësor si dhe nga administrata publike, ai ajo lokale ashtu edhe ajo qendrore.
Kështu bënë të ditur Avokati i Popullit, Hilmi Jashari në një intervistë për lajmi.net.
Flet për rekomandimet që i kanë bërë Qeverisë, e ndër to që kryeministri të raportojë në Kuvend për të drejtat e njeriut.
Jashari bënë të ditur se ka kërkuar nga Prokuroria që të nis hetime për pretendimet se ka pasur keqtrajtim dhe abuzim në protestat e fundit ku opozita dhe aktivistë të tyre protestuan e edhe pati arrestime.
Për lajmi,net ai bënë të ditur se do të vendosen në objektin ku tashmë ndodhet Gjykata Kushtetuese deri më 15 janar, njëri nga kushtet për liberalizim të vizave për Kosovën.
Jashari thotë se mbi bazën e informatave që kanë deri më tani pjesa më e madhe e ankesave reflekton në problemet që ngarkojnë sistemin gjyqësor të Kosovës, kryesisht që kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave, që është njëra nga problemet evidente në sistemin e drejtësisë.