Sokol Ndreko është 37-vjeç, ka lindur në Fier dhe jeton në Massa Centro të Italsië me gruan dhe dy fëmijët.
Ai punon si menaxher restoranti në një prej hoteleve më të njohura në Itali, Principe Forte dei Marmi, dhe kohët e fundit ka marrë çmimin si Sommelieri më i mirë i Italisë më 2015 nga juria e BIWA (Best Italian Wine Awards).
Karrierën si sommelier e ka nisur nga zeroja si emigrant, duke bërë sakrifica, duke punuar fort dhe duke studiuar për shumë vjet. Në fakt, në moshën 18-vjeçare u largua nga Shqipëria dhe jetoi në Greqi, ku punoi katër vjet në ndërtim. Në vitin 2000 iu bashkua vëllait të tij binjak në Milano.
“Këtu nisa të afrohem me botën e restoranteve ka rrëfyer ai për – Shqiptariiitalise.com – punoja në një restorant-pizzeri si ndihmës salle dhe si larës pjatash në mbrëmje. Pas tre vjetësh u transferova në Massa Centro dhe nisa të punoj në një restorant i lloji osteria. Në fillim si përgjegjës salle, më pas si chef de rang, sommelier, dhe në fund si chef sommelier. Dhe teksa punoja ndiqja një kurs për sommelier”./mapo.al