Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

MPB thërret bashkatdhetarët të zgjedhin pikëkalime kufitare me më pak fluks

$
0
0

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes një komunikate për opinionin, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që vijnë për festa në atdhe, që të zgjedhin vendkalime kufitare ku ka më pak pritje, transmeton Koha.net.

Në vazhdim po e sjellim të plotë komunikatën e MPB-së.

Ju njoftojmë se për shkak të fluksit të madh për festat e fund vitit, në pikëkalimet kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, vërehen kolona dhe pritje më të gjata se zakonisht.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, janë duke bërë përpjekje gjatë tërë kohës që pritjet të jenë sa më të shkurta, mirëpo jo e gjitha varet nga institucionet e Kosovës.

Andaj i lusim të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë me vetura, të shfrytëzojnë edhe vendkalimet tjera kufitare, ndërsa për gjendjen momentale të kolonave, mund ta shohin në kohë reale në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, te linku: http://www.mpb-ks.org/qkmk dhe në këtë mënyrë të orientohen nga pikat ku ka pritje më të vogla.

Ju dëshirojmë mirëseardhje në vendin tuaj për festat e fund vitit, përfundon komunikata.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775