Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Dhoma Zgjedhore: Projektligji për qeverisjen vendore, devijim negativ

$
0
0

Dhoma zgjedhore iu drejtua sot me një deklaratë institucioneve përfaqësuese për të ri-adoptuar kufizimin e mandateve të kryebashkiakëve në ligjin e ri “për vetëqeverisjen vendore” që pritet të miratohet këtë jave në Kuvend.
Sipas saj, në versionin origjinal parashikoheshin vetëm e drejta për t’u zgjedhur dy mandata rresht, ndërkohë që në versionin e futur për shqyrtim në Kuvend, ky kufizim shumë demokratik është hequr.
Dhoma Zgjedhore i shkruan kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta, kryministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, Krytarit të partisë më të madhë në opozitë, Z. Lulzim Basha, Të gjithë ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë. Plus në vemendje të: Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Përfaqësisë së Këshillit të Europës në Tiranë dhe OSBE dhe të gjitha programeve të asistencës së huaj në Shqipëri
“Dhoma Zgjedhore vlerëson se ky ndryshim negativ që ka pësuar projektligji është në kundërshtim me frymën e konsultimeve të zhvilluara dhe parimet demokratike të synuara nga shoqëria shqiptare në vitin 2015. Projektligji duket se ka braktisuar dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë në këtë drejtim. Ai bie në kundërshtim edhe me vetë modelin e ligjit Italian të marrë për bazë në këtë rast, i cili kufizon në dy mandate ushtrimin e pushtetit nga kryebashkiakët në Italinë fqinje.
E theksojmë me forcë se përvoja shqiptare në qeverisjen vendore dikton sot më shumë se kurrë kufizimin e madateve në DY të tilla. Vetëm në fillim të këtij viti, kryebashkiakë të qyteteve të rëndësishme, me nga dy mandate në detyrë, por që kërkonin edhe një të tretë, u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Dhjetëra ishin dhe krye-komunarët e proceduar” thuhet ne letrën dërguar parlamentit dhe isntitucioneve te tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>