Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur sot thirrjen për protestë para dyerve të parlamentit
Sipas tij, qeveria nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të integrimit.
Ndërsa, është shprehur se për shkak të padrejtësive të Edi Ramës, shqiptarët po braktisin vendin.
“5 vjet më parë, falë reformave, seriozitetit e angazhimit të Partisë Demokratike ra izolimi i fundit i Shqipërisë, dhe shqiptarët fituan të drejtën e lëvizjes në Evropë pa viza.
Sot asnjë hap i ri nuk është bërë në drejtim të integrimit, në të kundërt, për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit, inkriminimit dhe padrejtësive të Edi Ramës, shqiptarët po braktisin me mijëra vendin çdo muaj, të dytët pas sirianëve duke nxitur diskutime në BE për rikthimin e regjimit të vizave.
Për dy vite, jo vetëm nuk bënë asnjë hap para, por e kthyen vendin 25 vite pas, në kohën e eksodit të madh. Ndaj është koha për t’i ndalur, për t’i hequr nga rruga jonë evropiane. Të enjten populli në këmbë para dyerve të parlamentit”, ka thënë Basha.