Qytetarë të New York-ut kanë dhënë mendime jo të mira për Serbinë. Në një anketë të zhvilluar në këtë qytet, banorët i janë përgjigjur në pyetjen e vetme: “Në çka mendoni kur të dëgjoni emrin Serbi?”.
Gjatë hulumtimit, i cili ka zgjatur nga 5 deri më 10 dhjetor të këtij viti, banorë të New York-ut kanë pasur mundësinë që të ndajnë njohuritë për shtetin ton fqinjë.
Mediat serbe raportojnë se përgjigje në këtë pyetje kanë dhënë 501 njujorkez, në mesin e të cilëve, shumica kanë menduar në luftë dhe mot të ftohtë.
Është shumë evidente që për amerikanët Serbia asociion në Siberi dhe, kjo është arsye se ata mendojnë në mot të ftohtë, transmeton lajmi.net.
Ata gjithashtu e ngatërrojnë me Sirinë dhe për këtë arsye u asocion në luftë, përveç atyre që kanë njohuri për luftërat në ish-Jugosllavi.
Në mesin e përgjigjeve kanë qenë: Rusi (4.22%), Evropë (2.2%), Kroaci (2.2%), Gjokoviq (1.8%), Bosnje (1.6%), Beograd (0.8%), Vlade Divac (0.4 %), Sllobodan Millosheviq (0.4%). Aty gjenden edhe përgjigje që kanë lidhje me Luftën e Parë Botërore, Lindjen e afërt, refugjatët, etj.