Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë Podujevë.
Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra e tipit ‘Kombi’ dhe tjetra e atij ‘Passat’.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje në redaksi ku shihet se aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Besohet që nga ky aksident të ketë edhe persona të lënduar, sipas dëshmitarëve drejtuesi i njërës veturë ka pësuar lëndime. Megjithatë, ende nuk dihet se sa serioze janë lëndimet.
Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
The post Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar (Foto) appeared first on Llapi.info.