Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Obama nxit Turqinë të ulë tensionet me Rusinë

$
0
0

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka nxitur të martën Turqinë që të reduktojë tensionet me Moskën pas rrëzimit të aeroplanit rus dhe i ka kërkuar Ankarasë që të ashpërsojë kontrollin në kufirin e saj me Sirinë, për të pamundësuar furnizimin me para dhe luftëtarë për militantët e Shtetit Islamik.

Mirëpo shpresat për shuarjen e tensioneve u venitën shumë shpejt, pasi Rusia shpalli zyrtarisht listën e sanksioneve që do t’i imponohen Turqisë ndërkohë që burimet bënë të ditur se Moska mund po ashtu të ngrijë punimet në projektin kryesor të gazsjellësit në shtetin turk, shkruan sot “Koha Ditore”.

Obama u takua të martën me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Paris, ku të dy burrështetasit po marrin pjesë në samitin e klimës, një javë pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë. Obama bëri të ditur se SHBA-ja e mbështet aleatin e vet të NATO-s në të drejtën për siguri.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin të drejtën e Turqisë për ta mbrojtur veten, si dhe hapësirën e vet ajrore dhe territoret”, ka thënë Obama.

“Kemi diskutuar se si Turqia dhe Rusia mund të bashkëpunojnë për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për kapërcimin e dallimeve” …Koha Ditore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775