Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Kosovarja ndez dritat festive në Berlin

$
0
0

Pasditen e së dielës janë ndezur dritat festive në sheshin “Pariser Platz” të Berlinit.

Butonin e gjelbër të komandës për ndezjen e dritave të bredhit të madh ka pasur nderin ta shtypë vajza 13 vjeçate nga Kosova, Xheneta,raportojnë mediat gjermane, transmeton albinfo.ch .

Pikërisht në orën 16.45 kosovarja e cila kishte shkuar atje si refugjate para një viti, e ka bërë me krenari këtë veprim para simbolit të qytetit të Berlinit, Portës së Brandenburgut dhe me këtë është ndriçuar sheshi.

Xheneta ka ndezur dritat në praninë e kryetarit të qarkut, Christian Hanke dhe kryemenaxherit të kompanisë lekker, Michael Veit.

Vajza 13 vjeçare dhe familja e saj kishte ardhur para një viti nga Kosova dhe këtu qenë caktuar të banonin në një qendër të strehimit emergjent të CVJM. Nëna e saj do të dëshironte të punojë por nuk ka të drejtë për shkak të mungesës së dokumenteve ndërsa babai është i taumatizuar rëndë nga lufërat në ish Jugosllavi dhe në Afganistan, shkruan bz.de.

Përkundër gjendjes jo të mirë në të cilën jetonte vetë, Xheneta filloi menjëherë të ndihmojë të tjerët. Ajo e mësoi shpejt gjermanishtem dhe tash përkthen për familjet dhe fëmijët tjerë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>